19 mjekë dhe infermierë të infektuar me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë duke u trajtuar 121 pacientë me COVID-19, tre pacientë janë në respirator, 97 në oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa nga personeli janë infektuar 19 persona, shtatë mjek, gjashtë infermierë dhe gjashtë punëtor të shërbimit teknik.

Sipas një njoftimi për media gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar katër pacientë.

“121 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 4 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 19 të infektuar me COVID-19 dhe atë 7 mjek, 6 infermier dhe 6 punëtor të shërbimit teknik”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. 264 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,255 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione”, thuhet në njoftim.