2.7 milionë euro për 119 prona

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar ofertat në kuadër të valës së 47-të të shitjes së aseteve të ndërmarrjeve në likuidim.

Për 119 prona të ndryshme, të cilat ishin pjesë e shitjes së fundit, u ofruan 2,785,409 euro.

Oferta më e lartë gjatë kësaj vale të privatizimit u ofruar për Njësinë nr.114-NSH Lavërtaria-Blegtoria – Tokë bujqësore në Petrovë 1, Prizren me gjithsej 425,425 euro.

Procedura e privatizimit të valës së 47-të do të vazhdojë me shqyrtimin e ofertave të dhëna nga AKP dhe marrjen e vendimeve për shitje për secilën pronë veç e veç.