Kryetari i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit do të organizohen 20 aktivitete të ndryshme nga ana e komunës që ai drejton.
Ahmeti gjithashtu ka publikuar listën e aktiviteteve të cilat do të organizohen në kuadër të këtij programi ku do të ketë aktivitete për çdo grupmoshë nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizata, individë e kompani.
Kështu, për 1 muaj rresht do të organizohen këto aktivitete:
1. Prishtina lexon, feston këndon e vallëzon – aktivitet për fëmije 1 – 3 qershor
2. Panairi i 21-të i librit nga Shoqata e Botuesve të Librit 5 – 9 qershor
3. Damastain Folk – Festivali i Valleve – 6 qershor
4. Dokutech – IPKO foundation 8 – 9 qershor
5. FemArt Festival – Artpolis 10 -16 qershor
6. Germia Ultra Trail Maratona 9 qershor
7. Koncert GJURMËT – 12 qershor
8. Metal United Worldwide II – koncert – 15 qershor
9. Loja e Yjeve Granit Xhaka vs. Milot Rashica – FFK – 15 qershor
10. Java e filmit – Qendra Kinematografike dhe Kino Armata 17 – 23 qershor
11. Games X Prishtina – Turnamenti i XPortal 15 qershor
12. Pianisti i ri Festival me – Vlora Baruti – 21 – 25 qershor
13. Festivali i muzikes për Femijë Cerise – në bashkëpunim me Aliance Francaise – 21 qershor
14. Vikendi sportiv – gara në Beach Volley, Futsall dhe Streetball 22 – 23 qershor
15. Murali Çikat e Prishtinës – Guerilla Art Festival vizatimi i Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi në qendër. 24 qershor
16. Prishtina Street Party – te kafet e vogla – 23 qershor
17. Elina Duni, Asgjë Sikur Dielli, Sytë, Yll, etj. Koncert në Gërmi – 22 qershor
18. Ekspozita e Artistëve të Rinj – Galeria Kombëtare e Kosovës – 27-28 qershor
19. Filharmonia në shesh – Simfonia e 9 e Beethoven – 26 qershor
20. Gara e Robotikës – Bonevet 28-29 qershor