20 milionë euro për Muriqin

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka filluar të tërheqë vëmendjen e klubeve gjigante të futbollit europian.

Mediat turke raportojnë se gjiganti i futbollit italian Juventus do të dërgojë më vëzhgues për të pëcjellë performancën e sulmuesit kosovar në ndeshjen derbi të Superligës së Turqisë, Galatasaray – Fenerbahçe.

Nga ana tjetër, Drejtori Sportiv i Fenerbahçes, Comolli, ka bërë të ditur se është duke pranuar oferta të shumta për sulmuesin 26 vjeçar nga Prizreni, Vedat Muriqi.

Ai ka bërë të ditur se njëra nga ofertat që ka pranuar ka qenë në vlerë prej 20 milionë eurosh, pa specifikuar se për cilin klub bëhet fjalë. Përgjigja e Comolit ka qenë që për 20 milionë euro e shesin vetëm këmbën e djathtë të Muriqit.