20 parti, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Gjatë këtij afati të vendosur nga KQZ-ja, nga 27 gusht deri më 6 shtator, kanë dorëzuar aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve gjithsej 25 subjekte politike, prej tyre janë 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.

Listat e deputetëve do të bëhen publike pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.