20 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 pacient nga COVID-19, duke shkuar në 157,225 numri i të shëruarve.

Po ashtu është regjistruar edhe 1 rast i vdekjes me COVID-19.

Rasti i vdekjes ështëë nga komuna: Gjilan, thuhet në raport, përcjell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,298 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 3 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prizren 2 dhe Fushë Kosovë 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 160,638 raste nga 1,259,564 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,975 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 20 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 157,225 raste, kurse numri i rasteve aktive është 438.”,thuhet në njoftim./lajme365.com