200km/h në Rrugën B (Video)

Në një video e cila është duke qarkulluar në rrjete sociale shihet veturë që vozitet më shpejtësi 200 km/h.

Në pamje vërehet se vozitja e çmendur bëhet mu në mes të Prishtinës, konkretisht në Rrugën B.

Rruga B muajve të fundit është shndërruar në njërën ndër zonat më të rëndësishme për këmbësorët ku nuk kanë munguar as raste të aksidenteve me fatalitet.