22 vjeqari gjendet pa shenja jete në Banjë të Pejës

Policia e Pejës ka raportuar se sot në fshatin “Banjë e Pejës” pa shenja jete është gjetur një 22 vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili citohet të ketë thënë për media se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:35, ndërsa sipas tij, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.