24 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, janë nga këto komuna

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 24 persona nga COVID-19, duke shkuar në 2.833 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gllogoc 4, Prizren 3, Malishevë 2, Klinë 2, Fushë Kosovë 2, Shtime 2, Shterpcë 1, Deçan 1, Suharekë 1, Vushtrri 1, Mitrovicë 1, Pejë 1, Ferizaj 1, Obiliq 1 dhe Gjakovë 1, thuhet në raport, përcjell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7,027 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 357 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 50, Prizren 39, Klinë 32, Podujevë 24, Gllogoc 20, Ferizaj 20, Lipjan 19, Malishevë 18, Skenderaj 17, Mitrovicë 16, Gjakovë 13, Gjilan 11, Kaçanik 10, Pejë 10, Istog 9, Vushtrri 9, Fushë Kosovë 7, Viti 7, Deçan 6, Hani i Elezit 5, Kamenicë 5,Suharekë 3, Graçanicë 2, Obiliq 2, Rahovecë 1, Novoberdë 1 dhe Shtërpcë 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

 

”Numri total i rasteve pozitive është 157,618 raste nga 1,123,044 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,833 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1,498 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 138,950 raste, kurse numri i rasteve aktive është 15,835.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 20,144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 697,914 persona, ndërsa me dozën e dytë 369,033 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,066,947 doza të vaksinës./lajme365.com