25 vite pasi kreu gjenocid, serbët e Bosnjës ende e shohin Mlladiqin si hero

Serbët e Bosnje e Hercegovinës nuk po heqin dorë nga trashëgimia gjenocodiale e kryer ndaj popullatës boshnjake nga Ushtria Serbe e udhëhequr nga gjenerali famëkeq Ratko Mlladiq.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale, shihet një grup i të rinjëve serbë teksa qëndrojnë para muralit të Mlladiqit në qytetin Gradishka në Republikën Srpska.

Të rinjët serbë shihen teksa bëjnë shenjën nacionaliste me duart e tyre pikërisht 25 vite pas gjenocidit të ushtruar ndaj popullatës boshnjake.

Image

Gjykata e Kombeve të Bashkuara e dënoi Mlladiqin me burgim të përjetshëm në nëntor 2017, duke e konsideruar atë fajtor për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës gjatë rrethimit të qytetit dhe pengmarrje të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.