256 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 256 pacientë nga COVID-19, duke shkuar në gjithsej 51.337numri i të shëruarve.

Po ashtu janë regjistruar edhe 5 raste të vdekjeve.

”Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç).” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.