281 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 281 pacientë nga COVID-19, duke shkuar në gjithsej 49.432 numri i të shëruarve.

Po ashtu është regjistruar edhe 9 raste të vdekjes.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste,Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

“Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com