3.5 milionë euro për Muriqin

Klubi turk Fenerbahçe ka ofruar 3.5 milionë euro për të transferuar sulmuesin kosovar Vedat Muriqi nga klubi i tij Çaykur Rizesporit.

Mediat turke raportojnë se ofertën e saj zyrtare Fenerbahçe ia ka dorëzuar klubit të Vedat Muriqit.

Interesim për transferimin e sulmuesit prizrenas Muriqi, kanë shprehur edhe ekipi francez Toulouse dhe një tjetër ekip i fuqishëm i kampionatit turk, Galatasaray.

Prizrenasi Vedat Muriqi sezonin e kaluar e përfundoi si golashënuesi më i mirë i dytë në kampionatin turk me ekipin e tij Caykur Rizespor.