3 punëtorë shëndetësorë në repartin e Gjinekologjisë në QKUK konfirmohen pozitivë me COVID-19

Koronavirusi ka prekur edhe stafin shëndetësor të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku vetëm sot 3 punëtorë shëndetësorë të këtij reparti janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar gjinekologia Flora Belegu e cila tha se të njëjtit kanë dalur nga kujdestaria dhe po zëvendësohen nga kolegët e tjerë.

“Punë ka mjaft, gjendja është e qetë. Për momentin janë 4 gra shtatëzëna, një lehonë e cila ka lindur me operacion. I kemi edhe tri gra shtatëzëna, për momentin janë në oksigjenoterapi dhe gjendja e të trijave është stabile ” ka thënë ajo.

Sipas Belegut  ” Vetëm sot, tre kolegë janë konfirmuar që janë pozitiv me COVID-19 dhe ata automatkisht kanë dalur nga kujdestaria dhe mungesën e tyre janë duke e kompensuar kolegët e tjerë”, tha ajo në një intervistë për Rtv Dukagjini/.