3 vjet e gjysmë burg për shkaktarin e aksidentit në Rahovec ku vdiqën 5 persona (VIDEO)

Gjykata Themelore në Rahovec e ka shpallur fajtor Durak Hoxhajn, për veprën penale ”Rrezikim i trafikut publik”, pasi në korrik të këtij viti shkaktoi në Bërnjak, aksident me fatalitet.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore, Durak Hoxhaj u dënua me 3 vjet e gjysmë burg, për shkak të aksidentit në të cilin humbën jetën 5 persona, njofton Klan Kosova.

Në mesin e personave që humbën jetën nga ky aksident, ishte edhe bashkëshortja e Durak Hoxhajt i cili tashmë u shpall fajtor.

Me të përfunduar seancën, para të pranishmëve, Islam Jupolli, babai i të ndjerit nga ky aksident Lulzim Jupollit, duke shprehur mllefin për këtë ngjarje tragjike, e pështyu në fytyrë Durak Hoxhajn, i cili kishte shkakuar aksidentin më 26 korrik.