30 ditë paraburgim grabitësit të dyshuar nga Prizreni

FOTO ILUSTRIM

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale R.A. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, grabitja nga neni 317 par.3.të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit 11.06.2019 e cila do të zgjasë  deri me datën 10.07.2019.Sepse me datën 07.06.2019, rrethë orës 23:40 minuta, së bashku me të miturit me iniciale D.B.; A.T. ; S.H., pas marrëveshjes paraprake, përmes të miturës me iniciale S.H. e joshin dhe e fusin në një garazhe të një shtëpie në Prizren të dëmtuarin me iniciale B.B., të cilin e sulmojnë fizikisht dhe pastaj ia marrin nga xhepi  880 (tetëqind e tetëdhjetë) euro, një palë dëgjuese të telefonit dhe ikin nga vendi i ngjarjes, thuhet në një komunikatë drejtuar mediave nga zyra për informim e Gjykatës Themelore në Prizren.