30 të arrestuar në Iran, shkaku se ushtronin joga

Në Iran janë arrestuar 30 persona, meshkuj dhe femra, nga autoritetet e këtij shtetit për shkak të pjesëmarrjes në ushtrimet e jogës në qytetin Gorgan, në veri të Iranit.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, meshkujt dhe femrat në këto ushtrime të jogës ishin veshur në mënyrë të papërshtatshme. Pos tyre, në mesin e të arrestuarve figuron edhe trajneri që ka mbajtur këto ushtime në një klasë private dhe se ky rast tashmë ka kaluar për hetime të mëtejshme në prokurori.

Sportet në të cilat marrin pjesë të dyja gjinitë janë të ndaluara me ligj në Iran, përderisa joga lejohet vetëm në rastet kur pjesëmarrësit i përkasin vetëm një gjinie dhe kur trajnerët janë të licencuar. Sipas mediave, trajneri që mbajti këto ushtrime nuk kishte pasur paraprakisht licencë për joga.