30 zyrtarë të lartë të Policisë dhe Doganës janë arrestuar

Në operacionin policor i cili po zhvillohet në pjesë të ndryshme të Kosovë, përfshirë edhe veriun e vendit janë arrestuar rreth 30 persona.

Siç raporton Koha.net, në mesin e të arrestuarve ka komandantë të policisë, zyrtarë policorë dhe doganierë.

Sipas Policisë së Kosovës, këtij aksioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor i Inspektoratit Policor dhe Policisë, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimin e bazuar të përfshirjes të disa zyrtarëve policorë dhe qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera.