31 Persona u arrestuan nga Policia sepse nuk respektuan masat në situatë pandemie

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 19 raste të ndryshme kanë arrestuar 31 persona nën dyshimet se të njëjti nuk kanë respektuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

 

Sipas vendimit të Qeverisë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit rrugët janë të bllokuar për qytetarët dhe automjetet.

Ky vendim i Qeverisë është marrë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse virusit COVID-19.

Në Kosovë, që nga data 13 mars e deri më sot janë konfirmuar 135 raste me coronavirus. Nga këta persona 16 janë shëruar ndërsa është shënuar edhe një viktimë.