394 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 394 pacientë nga COVID-19, duke shkuar në gjithsej  65.060 numri i të shëruarve.

Po ashtu janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjes me COVID-19.

”Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç). ”,thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.570 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 574 raste pozitive.

”Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Gjakovë 36 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Pejë 31 raste, Gjilan 27 raste, Kamenicë 24 raste, Mitrovicë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Podujevë 21 raste, Ferizaj 20 raste, Lipjan 18 raste, Obiliq 18 raste, Klinë 11 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Skenderaj 3 raste dhe Shtërpcë 1 rast.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

“Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.”,  thuhet në njoftim./lajme365.com