Mësohen detaje të reja për rastin me COVID-19 në Prizren

Dje IKSHP ka njoftuar se 189 mostra të testuara, kanë rezultuar 23 raste pozitiv me Coronavirus.

Nga 23 rastet pozitive, një rast është nga Komuna e Prizrenit.

Në Komunën e Prizrenit deri dje ishin konfirmuar tri raste me coronavirus, një rast është paraqitur në Prizren dhe dy në fshatin Korishë.

Personi i parë i prekur me COVID-19 është shëruar ndërsa njëra prej të prekurve ka vdekur dje si pasojë e gjendjes së rënduar. Tashmë në Prizren janë dy raste aktive me COVID-19.

Në cilat qytete u shfaqën 23 rastet e reja me Coronavirus?

Lajme365 mëson se pacienti nga Prizreni ëhtë një burrë,  për të cilin nuk ka njohuri se nga e ka marrë virusin COVID-19, dhe nuk dihet ende se me cilin person ka pasur kontakt që i ka tansmetuar virusin, pra nuk është rast i importuar.

Personi që ka rezultuar pozitiv me COVId-19 jeton në Prizren dhe me profesion është doganier, i Doganës së kosovës.

Ekipet përgjegjëse menjëherë kanë filluar hulumtimin për identifikimin e rasteve të mundshme të kontaktit që mund të rrjedhojnë nga ky rast.

I njëjti tashmë është në trajtim dhe është duke ndjekur udhëzimet e IKSHP-së, përdersia