4 milionë dollarë nga Japonia për Kosovën

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka bërë të ditur se, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, Ministria që ai drejton ka pranuan një donacion nga Qeveria Japoneze që kap vlerën prej 4 milion dollarësh.

Ky donacion është ndarë për Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës nga këshilltari i ambasadorit të Japonisë në Vjenë, Daisuke Sugihara, këshilltari i JICA-së, Makino Takahiko dhe ekspertë tjerë japonez.

“Me këtë rast deklarova që Qeveria e Japonisë përmes JICA-së, është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në fushën e mjedisit.” ka deklaruar Matoshi me këtë rast.

Përveç fushës së ajrit, Qeveria Japoneze ka mbështetur sektorin e menaxhimit të mbeturinave me pajisje për transportin e mbeturinave dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, kurse tani po mbështet Kosovën edhe me një grant prej mbi 2 milion euro me pajisje për transportin e mbeturinave që do të ndihmoje në krijimin e një sistemi të qëndrueshme për menaxhimin e integruar të mbeturinave, ka njoftuar Ministri Matoshi.

Image may contain: indoor

100 pajisjet që sot u pranuan donacion nga Japonia, janë: Analizeri i gazrave si NOx, SO2, CO, CO2 dhe O2, pastaj pajisje për matjen e lagështisë në gazin shkarkues d.m.th në oxhak, pajisje për matjen e temperaturës për matjen e pluhurit, 6 pompa vakumi, gazmeter të lëngshëm, ene për mostrim për metode referente, sonda te ndryshme për mostrim, ene laboratorike për mostrim dhe të gjitha kemikatet për mostrim dhe analizim të pluhurit dhe gazrave ne laborator për përcaktimin e merkurit si dhe te anioneve. Po ashtu edhe shume vegla pune për çështje teknike, pajisje për matjen e shtypjes statike dhe totale dhe shtypjes së ambientit.