4 pacientë humbin jetën në Infektiv, MSH jep detajet

Kater paciente kane humbur jeten ne Infektiv, pa mundur te fitojne dot betejen me semundjen e rende.

Lajmin e ka njoftuar sot Ministria e Shendetesie, duke bere me dije se ne 24 oret e fundit 4 qytetare nuk e fituan dot betejen me semundjen, pavaresisht mjekimit.

“Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19”- njoftoi sot Ministria e Shendetesie, gjate deklarates se perditeshme per mediat, lidhur me situaten e koronavirusit ne vend.