4 persona të arrestuar për tentimvrasje në Suharekë

Sipas njoftimit të Zyres për Informim të Publik të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren,  Policia në Suharekë ka pranuar një informacion për gjuajtje me armë zjarri te një pompë në Suharekë. Ekipet e Policisë kanë reaguar menjëherë në mënyrë profesionale dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur të ndalojnë të dyshuarit ndërsa viktimës fillimisht i është dhënë ndihma e parë në QKMF Suharekë e pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit.

Në njoftimin e Zyrës për media të Policisë rajonale në Prizren, thuhet se gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, Policia ka identifikuar gjithsej katër të dyshuar si pjesëmarrës:

M. G. lindur me 1994 m/sh/k

A. M. lindur me 1993 m/sh/k

E. M. lindur me 1997 m/sh/k

A. M. lindur me 1994 m/sh/k

Në vend të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar, një armë (pistoletë) të tipit 7.62.M-57, me numër serik, A77507 dhe një gëzhojë të shkrepur në rast.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i Shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari parë do të mbahet në ndalim policor prej 48 orëve, kurse të dyshuarit tjerë lirohen.

Viktima nga spitali rajonal Prizren, është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku është nën përkujdesje mjekësore.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë’, thuhet në raportin e Policisë.