Rritje drastike e të infektuarve me COVID-19 Maqedonin e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 107 raste të reja me coronavirus në Maqedoni.

Nga rastet e reja, 28 janë në Shkup, 44 në Kumanovë, 2 në Dibër, 1 në Shtip, 11 në Prilep, Tetova 5, Struga 1, Velesi 4, Manastiri 6, Kavadari 1, Gostivari 2, Koçani, 1 dhe një në Kërçovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me të infektuarit e rinj tashmë 1081 pacientë janë diagnostifikuar me coronavirus.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë 660 testime./Telegrafi/