41 vjeçari nga Presheva qe 5 ditë i zhdukur, ende asgjë nuk dihet për vendodhjen e tij

Janë bërë 5 ditë që kur 41 vjeçari nga Presheva ende nuk është lajmëruar.

Besnik Osmani është zhdukur që nga data 24 e këtij muaji.

Sipas familjarëve ai ka tentuar të kalojë kufirin në Muçibabë pa sukses rreth ores 17:00.

Pas shumë kerkimesh, vetura e tij eshte gjetur nga banoret e fshatit Muçibabë në rrugë dytesore të fshatit.

Tutje, dyshohet se ai ka vazhduar në drejtim të Preshevës në këmbë ku edhe jane humbur gjurmet e tij.

Luten të gjithe personat të cilet mund të kene takuar ose kane njohuri per vendndodhjen e tij te na informoni ne:

Presheve: 00381 63 7759 499
Kosove : 00383 49 245 444