Në gjendje të jashtëzakonshme për ujë të pijshëm, Luta përuron fontanë!

Kryetari i Komunës së Gjilan dhe njëkohlsisht pretendenti për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, brenda dy ditësh ka marrë dy vendime kundërthënëse.

Më 14 qershor, Haziri kishte njoftuar opinionin publik mbi vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për furnizim me ujë të pijshëm për shkak të rrënies drrastike të ujit në pendën e Përlepnicës si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të larta.

Të nesërmen, më 15 qershor, Haziri ka përuruar një fontanë të mbushur plot me ujë po në qytetin e Gjilanit, duke injoruar kështu vendimin e tij të një dite më parë.

“Gjobat mandatore janë jashtëzakonisht të rënda deri në 300 euro.” kishte shkruar Haziri në vendimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për furnizim me ujë të pijshëm.