5 vite të tjera me rrogë dhe bonuse shtesë

Pas triumfit në Superligën turke, Galatasaray ka vazhduar kontratën me trajnerin Fatih Terim, bëjnë të ditur mediat e atjeshme sot.

Sipas NTV Sporit, Terim do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare (2 + 3 opsionale). Galatasaray fitoi titullin e 22-të në histori të futbollit turk, duke qenë ekipi me më së shumti tituj të fituar.

Terim 65 vjeç do të fitojë 3 milionë euro rrogë vjetore te Galatasaray, ndërsa për çdo titull të fituar do të ketë edhe 500 mijë euro tjera si bonus, ka bërë të ditur NTV Spor. (nga TopSporti.com)