553 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 553 pacientë nga COVID-19, duke shkuar në gjithsej 22.690 numri i të shëruarve.

Po ashtu janë regjistruar edhe 15 raste të vdekjeve.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç).” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë  775 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375. ”, thuhet në njoftim./lajme365.com