Paralajmërohet rrezik për përmbytje nga reshjet e shiut në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pjesa veriore dhe verilindore e Kosovës mund të rrezikohen nga vërshimet e shpejta nga reshejt e mëdha të shiut.

Sipas IHK-së pika më e herhshme e parashikuar për reshje të mëdha dhe vërshime është dita e somte datë 23 qershor, në orët e pasdite dhe në mbrëmje.

Sipas parashikimeve IHK ka paralajmëruar se është një probabilitet i lartë i reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës ” thuhet në njoftimin e IHK-së.

Tags: ,