Kërcënohet kryeparlamentarja Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes rrjetit social Twitter nga një person.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar për një rast kërcënimi në gjuhen angleze përmes llogarisë të rrjetit social Twiter.

“Kanosje. Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Rastin në polici nuk e ka raportuar kryeparlamentarja Osmani, por një nga këshilltarët e saj, andaj edhe në raport të policisë thuhet se ankesa është bërë nga një mashkull.

Deri më tani Vjosa Osmani nuk ka njoftuar për kërcënim që i është bërë asaj.

Deri në këtë moment Osmani nuk e ka kthyer përgjigje as në mesazh në pyetjen që i është dërguar.