Qeveria merr vendim për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve

Qeveria e Kosovës sonte do të ndërmarrë masa të reja rigoroze në luftën kundër coronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas përfundimit të takimit me komitetin për menaxhimin e COVID-19, deklaroi se kanë rënë dakord për masa më rigoroze për ndalimin e përhapjes së coronavirusit.

Hoti deklaroi se është e papranueshme që në kohën kur vendimet e Qeverisë janë në fuqi dhe inspektorët e policët janë në terren, në Kosovë organizohen dasma dhe ahengje familjare.

“Është e papranueshme ndërkohë që vendimet e Qeverisë janë në fuqi, derisa inspektorati dhe policia janë në terren, organizohen dasma dhe ahengje nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme anembanë Kosovës. Me këto veprime të papërgjegjshme ne rrezikojmë jetën e fëmijëve dhe prindërve tanë”, tha Hoti.