6 viktima dhe 325 të plagosur nga tërmeti që goditi Shqipërinë

Deri më tani janë shënuar gjashtë viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin pak para orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Dy trupa të jetë janë nxjerrë nga rrënojat te vila Palma në Durrës. Ndërsa dyshohet se në lagjen 7 në Durrës janë nën rrënoja ka 4 persona.

Tre prej viktimave janë gra dhe janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës, ndërsa një viktimë është burrë, i cili sipas gazetarit të Abc News Gjergj Figuri, ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës nga lëkundjet e tërmetit.

Raportohet për më shumë se 322 të lënduar nga tërmeti, ndërsa ekziston frika për një numër personash nën rrënoja për nxjerrjen e të cilëve po punohet.

Ndërkohë prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj tha se 3 zjarrfikëse janë nisur për ndihmë në Durrës dhe kryeqytet. Gjithashtu nga qarku i Vlorës po përgatiten për t’u dërguar ndihma për qytetet e prekura nga tërmeti. /abcnews.al/