7 persona janë arrestuar pasi nuk respektuan vendimet e Qeverisë lidhur me luftimin e Covid-19

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar shtatë persona të cilët nuk kanë zbatuar vendime e Qeverisë lidhur me luftimin e pandemisë COVID-19.

Pesë prej tyre janë arrestuar në Prizren, kurse dy në fshatin Stankaj të Pejës.Më poshtë rastet sipas raportit të policisë:

Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 06.08.2020 – 02:10. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverise, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Nëna Terezë, Prizren 06.08.2020 – 00:45. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverise, për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Stankaj, Pejë 06.08.2020 – 10:51. Raportohet se dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare kanë organizuar aheng familjar në një lokal-restorant në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Në vendin e ngjarjen kanë dalur edhe Inspektoret Komunal, të cilët dy të dyshuarve u kanë shqiptuar gjoba mandatorë, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/