Kosova ka mbajtur stërvitjet e fundit para ndeshjes kundër Sllovenisë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Sllovenisë, njofton FFK-ja

Dardanët, të shtunën në mbrëmje, kanë stërvitur në stadiumin “Stozice” në Lubjanë, aty ku nesër në orën 20:45 do të zhvillojnë ndeshjen kundër sllovenëve në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

“Edhe në stërvitjen e sotme futbollistët punuan me përkushtim të madh, teksa dëshira për rezultat pozitiv është jashtëzakonisht e madhe.”/Lajme365