PDU nominon Kreshnik Husajn për kryetar të Pejës

Partia Demokratika e Unitetit(PDU), e cila pritet të jetë pjesë e garës zgjedhore, ka nomminuar Kreshnik Husajn, si kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, në zgjedhjet lokale në vitin 2021.

Me antë të një njoftimi, PDU ka prezentuar Kreshnik Husajn si kandidat për kryetar të saj për Pejën.

“Partia Demokratike e Unitetit sot ka vendosur që kryetarin e saj ecc.Kreshnik Husaj ta nominoj për kryetar të qytetit të Pejës.

Zotri Husaj është ekonomist i diplomuar në UNHZ dhe njeherit është prezentues i dy emisioneve pranë Radio Televisionit Shqiptar dhe Radio Pejês.

Kreshniku është autor i dy librave njëri poetik e tjetri politik , antar i shoqates së shkrimtarve të Pejës dhe fitues i çmimit poetik Flaka e Janarit.

Kariera politike i filloj si ri ka qenë kryetar dege i Partis Socialdemokrate dhe bartes i liste , bashkpuntor i dr.Numan Balic në zgjedhjet e 2010.

U akuzua dy herë padrejtësisht por doli triumfues nê proceset gjygjesor te zhvilluara ndaj ti .

Është baba i mrekullushem .

PDU-ja pret mbeshtetjen tuaj.”- thuhet në këtë njoftim.

Ndryshe, AAK-ja në Pejë, ditë më parë ka nonomuar Arbër Grabovcin si kandidat, përderisa Husaj ka qenë edhe disa herë me parë kandidat për zgjedhjet komunale në këtë komunë, e cila aktualisht drejtohet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, i cili ende nuk e ka konfiruar rikandidimin edhe për një mandat.