8 të burgosur vdesin nga COVID-19

Të paktën tetë të dënuar me vdekje në një burg të Kalifornisë, kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e dërguar në 15 numrin e të vdekurve nga virusi në këtë institucion.

67-vjeçari John Beames, është një nga të dënuarit që e humbi jetën nga COVID-19.

Sipas autoriteteve, ai kishte shfaqur simptoma të Covid-it, por megjithatë po pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Sakaq, raportohet se dy të tretat e të burgosurve të burgut “San Quentin”, kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, janë persona të dënuar me vdekje, shkruan “Daily Mail”.