86 vjeçari nga Kosova humb jetën në Velipojë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në plazhin e Velipojës, ku një 86-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Agush Kastrati, shqiptar nga Kosova.

Ndërkohë është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë në breg dhe Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. / Lapsi.al