Vetëvendosja e Pejës e cilëson kryetarin Muhaxheri si “koka e krimit”

 

Sekretari i VV-së në Pejë, Besnik Zeqiraj, pas shpalljes së aktgjykimit denues ndaj Sheremetit dhe tre zyrtarëve tjerë komunal, për Klan Kosovën është shprehur:“Në realitet po del mbi tokë ajo çka qytetarët kanë menduar se nuk ekziston. E kanë parë Gazmend Muhaxherin si një njeri të padjallëzuar”.-duke shtuar se:“Edhe pse dënimi i sotëm nuk është sa duhet të jetë, ky rast ka treguar se koka e krimit në Pejë është Muhaxheri”.

“I është bërë dëm shtetit nëntë mijë e sa euro – tre mijë euro Sheremeti është në fitim”.-ka shtuar ai.