9 nga 26 zyrtarët e helmuar shtrihen në Klinikën Infektive të QKUK’së

Para pak minutave me atoambulanca kanë mbërritur në Klinikën Infektive të QKUK’së, 9 nga 26-zyrtarët e shtetit të cilat dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota nga Serbia në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Ata po trajtohen në Infektivë. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Këta pacientë tashmë i janë nënshtruar kontrolleve nga infektologët e QKUK’së.

“Gjendja është stabile. Kanë pasur disa skuqje. Janë nëntë persona që po trajthen”, i ka thënë Gazetës Express, drejtori i Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t’u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.

Ndërkohë policia për momentin nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.

E ndërkohë, me gjithë rastin tashmë po merret edhe policia e Kosovës. Kjo e fundit i ka nisur hetimet. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Policia posedon informacionin e tillë, ndërsa lidhur me detaje ne ketë fazë adresohuni KQZ’së dhe autoriteteve shëndetësore. Ne po e trajtojmë rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Megjithëkëtë janë 26 zyrtarë të shtetit që kanë qenë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve që kanë qenë të pranishëm në kohën kur janë hapur pesë kutitë me zarfe të ardhura nga serbia e që kanë pasur votat e serbëve që i kanë dhënë për zgjehdjet e fundit në Kosovë.

Për këtë rast për Express ka folur edhe Besnik Buzhala nga divizioni i Shërbimit të Votuesve. Sipas tij, zyrtarët kanë shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.

Ai për Gazetën Express ka deklaruar se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Janë diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë. Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, ka deklaruar Buzhala për Express.
Policia dhe ekipet e tjera në vendin e ngjarjes

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka nisur mëngjesin e sotëm. Mirëpo ai është ndërprerë pas disa munitave për shkak të kutërbimit. /GazetaExpress/