903 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 903 pacientë nga COVID-19, duke shkuar në gjithsej  73.318 numri i të shëruarve.

Po ashtu janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes me COVID-19.

” Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç).”, përcjlell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 774 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 62 raste, Gjakovë 43 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 36 raste, Pejë 31 raste, Prizren 30 raste, Lipjan 28 raste, Ferizaj 27 raste, Podujevë 26 raste, Kamenicë 25 raste, Viti 24 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Obiliq 21 raste, Klinë 16 raste, Drenas 11 raste, Kaçanik 10 raste, Malishevë 10 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Novobërdë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Junik 3 raste, Istog 2 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Hani i Elezit 1 rast.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 903 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.318 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.593”,thuhet në njoftim./lajme365.com