96 aksidente brenda një dite në Kosovë, 33 prej tyre me të lënduar

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 96 aksidente ku 33 prej tyre me të lënduar kurse 63 pa të lënduar.

Policia e Kosovës njofton se njëri nga aksidentet ka qenë me fatalitet.

Ndërsa sa i përket gjobave të shqiptuara nga këta të fundit për mos respektimin e rregullave të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 1287 tiketa.

Kurse, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 42 persona.

/reporteri.net/