Ferizaj me rrugë të re

Është bërë asfaltimi i rrugës “Halil Alidema” e cila ndodhet në qendër të qytetit të Ferizaj njofton Zyra për Informim e kësaj komune. Nga afër punimet në asfaltimin dhe rregullimin e kësaj rruge i ka ndjekur edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga drejtori i infrastrukturës Arbër Bytyqi si dhe bashkëpunëtore të tjerë.

Këtë rrugë si të një rëndësie teje të madhe e ka vlerësuar numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu. Ai ka thënë se kjo rrugë ka filluar qysh nga qeverisjet e kaluara, mirëpo asnjë qeverisje deri më sot nuk ka arritur ta përfundojë, për shkak edhe të shumë sfidave që ka pasur kjo rrugë.

“Ajo që është më rëndësi, po përfundohet ky projekt, po i vije fundi telasheve dhe çështjeve që kanë qenë vazhdueshëm preokupim i këtyre banorëve, çështje që janë ngritur vazhdimisht, por jam i lumtur që sot përfundimisht po e bëjmë asfaltimin e rrugës ‘”Halili Alidema””, është shprehur kryetari Aliu, përderisa ka uruar banorët e kësaj rruge për rregullimin e rrugës së tyre.

Rregullimi i rrugës “Halil Alidema” është projekt i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa ka kushtuar mbi 200 mijë euro. Në këtë projekt është përfunduar kanalizimi fekal dhe atmosferik si dhe është bërë asfaltimi i rrugës.