Momenti historik i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

 

Ishte ora 15:00 e 17 shkurtit 2008, kur Kuvendi i Kosovës ishte mbledhur për të shënuar një nga momentet më historike për Kosovën por edhe për shqiptarët në përgjithësi.

Miliona shqiptarë pritnin në shtëpitë e tyre momentin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa të tjerët kishin dalur në sheshe për të festuar.

Rreth orës 15:30, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i kishte dhënë fjalën kryeministrit Hashim Thaçi për ta lexuar deklaratën e pavarësisë.

Në ora 15:39 Kosova veçse ishte e pavarur.