A arriti të bëhet Meliza Haradinaj deputete? Ky është rezultati pas çertifikimit të rezultateve nga KQZ

Kandidatja e AAK-së për deputete Meliza Haradinaj-Stublla përfundimisht nuk ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kubendit të Ksoovës.

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit janë bërë publike edhe listat me deputetët e secilës parti, transmeton Telegragfi.

Në listën prej 8 deputetëve të AAK-së nuk ka gjetur vend kandidatja ish-ministrja e Punëve të Jashtme nga AAK, Meliza Haradinaj, e cila humbi mandatin e deputetes pas rinumërimit të votave të kësaj partie.

Vendin e saj e ka zënë Albana Bytyqi me 4,420 vota, e cila pas rinumërimit ka dalë me vota përpara kandidates Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla ishte akuzuar nga kandidatët e AAK-së për manipulim me vota dhe PZAP urdhëroi rinumërimin e votave për këtë subjekt që kishin ardhur nga jashtë vendit.

Kjo ka bërë që rezultati të përmbyset dhe dikush tjetër të jetë pjesë e legjislaturës së tetë.

Në lidhje me këtë çështje, Haradinaj-Stublla dha dorëheqje si ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi që dy komisionerët e dyshuar për këtë rast të shkojnë në paraburgim prej 30 ditësh. /Telegrafi/