A do t’a befasojë Albin Kurti Mytaher Haskukën për zgjedhjet e reja lokale

Qeverisja e Vetëvëndojses në Prizren me në krye Mytaher Haskukën, është karakterizuar si qeverisje me defekte serioze, me skandale e me shumë ankesa të qytetarëve, akterëvë të shoqërisë civile madje edhe të vetë aktivistëve të LVV-së në Prizren.

Këto keqpërdorime dhe keqmenaxhime janë konfirmuar edhe në Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për vitin 2019, dokument ky që ka evidentuar të gjetura të shumta që fare nuk korrespodojnë me zotimet ‘bombastike’ elektorale të Haskukës, për qeverisje të mirë, pa keqpërdorime, pa nepotizëm, me transparencë e gjithpërfshirje.

Këta indikatorë negativë, kanë rezultuar që Prizreni të renditet si komunë me performancë të dobët, pa kreativitet menaxherial e pa suksese të duhura e shumë ‘të pritura’.

Kur ishte kandiduar për Kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka ishte trumpetuar si psikolog, ligjërues universitar e ‘statisticien’ që ka përkrahjen edhe të shtresave përtej Lëvizjes Vetëvëndojse në Prizren, madje lideri Kurti shpesh-herë në fushatë thoshte që ‘Me Mytën do t’a mbysin korrupsionin’.

Të gjitha këto pritje janë kthyer në zhgënjime drastike fillimisht për për qytetarët pastaj edhe për vetë strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren si dhe për lidershipin në nivel të lartë me në krye Albin Kurtin. Këto zhgënjime që kanë për adresë Mytaher Haskukën dhe klanin e tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve e ‘shefave’, janë veç disa nga arsyet pse Haskuka nuk do të kandidohet më për mandatin e dytë, në krye të Prizrenit, mëson Lajme365.

Albin Kurti dhe bashkëpunëtorit e tij të ngushtë tashmë ka filluar ‘gjahun’ për kandidatin që do të synoj të jetë pasardhës i Haskukës, zëvëndësim ky që mund të jetë pak a shumë profil i Haskukës së dikurshëm por  në një format të ri.

Nga burimet e pakonfirmuara, Lajme365 mëson se Kurti e sheh si kandidat të ri të VV-së në Prizren, Aliriza Arënliun, drejtues i dikurshëm i festivalit DokuFest dhe ligjërues universitar.  Se sa do të konfirmohen këto informata e sa do të jenë të pranueshme për strukturat e LVV-së në Prizren por edhe për qytetarët, mbetet të shihet në javët e muajt në fillim, kur kanë mbetur edhe pak më shumë se 1 vit deri në zgjedhjet e reja lokale. /Lajme365/