A do ta mbështes Qeveria Telekomin e Kosovës ?!

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se Qeveria do ta mbështes Telekomin e Kosovës.

Me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluam sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.

Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.-shkruan tutje Hoti, përcjell lajme365.

Ai shprehet se gjithashtu shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje.