A do të bashkohet PDK-ja në Qeverinë Hoti, Kujtim Gashi jep detaje

Kohëve të fundit janë shtuar zërat se Partia Demokratike e Kosovës do të përfshihet në Qeverinë Hoti, sidomos pas shkuarjes së kryetarit të saj, Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi, në Hagë, si të akuzuar nga Specialja.

Por, deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të saj futjen në qeveri.

“Ju siguroj se në asnjë takim të PDK-së nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK-së në qeveri. Takimet tona kanë qenë të shkurta”, ka thënë Gashi në T7.

Tutje, ai tha se ka zëra brenda dhe jashtë që PDK-ja të futet në qeveri. Megjithatë, qëndrimi i PDK’së është që të mbetet në opozitë sipas Gashit.

“Vullneti i strukturave të PDK-së është të mbetemi në opozitë. Ka zëra nga jashtë dhe brenda që dëshirojnë që PDK’ja të futet në qeveri. Por, qëndrimi i PDK-së është që të mbetemi në opozitë”, shtoi Gashi.