A do të bëhet mbajtja e maskës e detyrueshme?

Veshja e maskës mbrojtëse do të bëhet normë, deklaroi zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro për rrjetin informativ britanik, BBC.

“Koronavirusi nuk do të largohet menjëherë”, theksoi ai.

”Ne nuk e dimë nëse njerëzit që e kanë pasur atë, janë tashmë imunë. Ne nuk dimë edhe se kur do të kemi një vaksinë”, shpjegoi Nabarro.

“Pra, një lloj mbrojtjeje për fytyrën do të bëhet normë, edhe sikur kjo gjë të jetë vetëm për të siguruar njerëzit”, tha zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro për rrjetin informativ britanik, BBC.