A do të kandidojë Enver Hoxhaj për kryetar të PDK’së?

Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK’së nuk ka treguar nëse do të garojë për të parin e kësaj partie. I ftuar në Pressing, Hoxhaj i është shmangur një përgjigje të tillë.

“A do të jem kandidat? Mendoj që detyra e ime dhe e Kryesisë ka qenë që ne të krijojmë një situatë që i shprangosë, i shtynë shtytëset, energjitë më të reja e më të mira që i ka PDK’ja për të udhëheq Partinë Demokratike e Kosovës”, thotë Hoxhaj.

“Se kush mund të jetë kandidat për kryetar, se cilat degë, cilët kolegë mund të mbështesin kë për kryetar të PDK’së, unë mendoj se kjo është në dorë të Konventës dhe Konventa duhet të zgjedh dikë i cili pas dy vjetëve e sfidon vërtetë Albin Kurtin”, theksoi ai.

Tags: ,